Ishtedim

Rrënohen stanet e banorëve në brezin kufitar me Malin e Zi (FOTO)

Janë rrënuar stanet e banorëve në Bjeshkët e Ishtedimit që gjendet në brezin kufitar me Malin e Zi.

Sipas një reagimi nga Adnan Hysenaj, kjo është bërë nga autoritetet malazeze.

“Sot me datën 07.10.2019 në Bjeshkën e Ishtedimit u rrënuan Stanet Stërgjyshore të blera dy herë me lira besa edhe me gjak, nga autoritetet e Malit të Zi , nesë shteti jonë nuk ndermer diçka, atëhere banorët e nëntë fshatrave që dalin në këto bjeshkë do të nderrmarin vet, por atëhere do të jetë vonë për pasojat që do të ndodhin “.

Sipas tij kjo është si pasojë e efektit të demarkacionit.

loading…