Rrënohen shtëpitë në fshatin Butovc, Daut Haradinaj: Kushdo që e ka bërë këtë e ka gabim

Kohët e fundit shtëpitë në fshation Butovc po rrënohet e për këtë gjë ka reaguar kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj.

Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur pakënaqësit e tij për rrënimin e shtëpive në fshatin Butovc, fshat ky i cili është i njohur për pamjen e mahnitshme që ofron me lartësi mbidetare mbi 1100m, me nje flore dhe faunë shume të zhvilluar.

Fshati Butovc është fshati më i afërt i kryeqytetit me 7 km largësi nga qendra e Prishtinës. Haradinaj ka thënë se kushdo që ka vendosur të bëjë rrënimin e shtëpive në këtë fshat e ka gabim sepse Butovci është vendbanim qindra vjeçar.

“Është për gjynah kjo sjellje e kujtdo qoftë! Me Butovcin dhe të drejtën e tyre stërgjyshore!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.