Rrëna e madhe e gazetës së Vuçiqit: E tërë plazha vetëm për Thaçin, ja sa kushton hoteli ku po “qëndron” ai! (VIDEO)

Do të mbeteni pa mend: Sa kushton nata në hotelin turk ku u tha se po pushon Hashim Thaçi

“Një plazh i tërë” veç për Hashim Thaçin, kështu shkruan gazeta beogradase “Blic”, duke njoftuar se presidenti i Kosovës është duke i kaluar pushimet në Bodrum të Turqisë në një pallat ultraluksoz.

Në fakt kjo doli të jetë një rrënë e madhe, pasi që Thaçi publikoi sot fotografi nga Prevalla.

Presidenti, nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, në internet, ka thënë se ndodhet në Kosovë, duke bërë të ditur se ka kaluar ditën në Prevallë e në bjeshkët e Sharrit.

Sido që të jetë, medium serb që është nën kontrollin e Vuçiqit shkruan se përderisa në Kosovë po kërkohet data e zgjedhjeve dhe po bëhen përpjekje për tejkalimin e krizës politike, Hashim Thaçi ka vendosur të pushojë në një prej hoteleve më luksoze në Bodrum të Turqisë ku nata më së paku kushton 5.600 euro.

https://www.youtube.com/watch?v=DN6-zA6znjU

loading…