Rrëmbehet dhe rrahet 16-vjeçari në Pejë, del videoja

Gjatë ditës së djeshme, një 16-vjeçar me inicialet E.N. është rrëmbyer në Pejë nën kërcënimin e armës.

Rrëmbimi i tij është bërë nga tre persona të dyshuar, siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme.

Për këtë ngjarje ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila rastin e ka cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar meshkuj e kanë marrë me forcë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër e më pas e kanë rrahur, me ç’rast si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thotë Policia në raportin 24-orësh.

Sipas pamjeve të publikuara nga Klan Kosova, shihet se tre të dyshuarit dalin nga një makinë, futen në një objekt dhe më pas dalin duke e shoqëruar viktimën për në makinë, përherë nën kërcënimin e armës së zjarrit.