“Rekord testimesh” 159 raste të reja brenda 24 orëve, asnjë i vdekur

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një njoftimi në facebook, ka publikuar numrin e rastëve të reja.

Nga 1.245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga Covid-19

“Sot, është shënuar numri më i lartë i testimeve brenda 24 orëve, nga 1.245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga Covid-19.” ka shkruar ai.

Kujtojmë se dje janë konfimruar 124 raste me koronavirus, gjersa nuk është raportuar për asnjë të vdekur. /Ballkani.info/