Rregullatori i medias ruse, Roskomnadzor, po zgjeron goditjet ndaj opozitës dhe mediave, duke i bllokuar faqen e pavarura të lajmet dhe llogaritë e opozitarëve, që mbështesin Aleksi Navalnin.
Kjo goditje është duke ndodhur në vazhdën e masave të reja shtypëse që i ka ndërmarr presidenti rus, Vladimir Putin, duke nxjerr ligje që i penalizon dhe dënon OJQ-të, mediat dhe opozitën. Së fundmi rregullatori i medias ruse, Roskomnadzor kërkoi nga Twitter që ta bllokonte llogarinë e Lyubov Sobol, bshkëpunëtores të opozitarit Navalni. Vetë Sobol e njoftoi këtë në kanalin e saj në telegram, duke i bashkangjitur dokumentet përkatëse.
“Njoftimi erdhi mbrëmë vonë. Çfarë është kjo, nëse jo histeria e Kremlinit para zgjedhjeve? ”- shkruajti politikania opozitare. Në dokumentet e botuara nga Sobol, raportohet se rregullatori rus kërkon bllokimin e llogarisë për faktin se Tëitter përdorët për promovimin e aktiviteve të ekstremizmit, duke përfëshir këty disa fondacione që Moska i shpalli “agjent të huaj”.
Një ditë më parë, rregullatori rus Roskomnadzor kërkoi që YouTube të bllokonte kanalin e Leonid Volkov. Përkrahësit e tjerë të Navalnit, Vladimir Milov dhe Georgy Alburov, morën letra të ngjashme. Gjithashtu këtë javë, Roskomnadzor, me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, bllokoi faqen e internetit të Alexei Navalnit navalny.com, si dhe burimet e mbështetësve të tij.
Në total, sipas llogaritjeve më shumë se 40 faqe të OJQ-ve, mediave e opozitarëve u bllokuan. Këto veprime të Putinit kanë marr kritika të ashpra nga shtetet demokratike dhe krejt kjo po bëhet para zgjedhjeve në Rusi, ku reputacioni i Putinit ka rënë në mesin e miliona rusëve.







