Rrëfimi i viktimës: Polici më detyroi që të abortojë, ai e pagoi operacionin

Të enjten ka munguar në shkollë A.G. Ajo nuk po ka guxim të ballafaqohet me bashkëmoshatarët e saj, të cilët tashmë e kanë kuptuar se ishte viktimë seksuale e arsimtarit të saj, ShkelzenXhekaj dhe hetuesit policor, VeselVeseli.

E ligsht fizikisht, por e fortë shpirtërisht, vajza nga Drenasi ka rrëfyer për Insajderin gjithë përvojën e saj të përjetuar që nga mosha 15 vjeç e gjysmë.

Ajo, tashmë ka marrë mbështetjen familjes së saj, por edhe gjithë Kosovës. E ulur në një stol druri, me kokë të mbuluar me kapele, vajza e dhunuar është zotuar se nuk do të dorëzohet më derisa përdhunuesit e saj të marrin dënimin e merituar.

E rritur në një familje të varfër me të gjithë anëtarët të papunë, A.G., ka folur se si ishte joshur nga profesori i saj derisa e kishte çuar në afërsi të stadiumit në një veturë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Ajo ka treguar se pse kishte vendosur ta denonconte në Polici arsimtarin, Xhekaj dhe si kishte përfunduar në duart e një dhunuesi tjetër, kësaj here me uniformë polici.

“ I kisha bërë dy muaj që isha shtatzënë. (VeselVeseli, hetues policor)më ka shti me dhunë që të abortoj. Nëse nuk e heq, unë kam me “ra konop”, thoshte ai”, rrëfen viktima nga Drenasi për InDoks.

“Jam frikësuar për vetveten, ku me ditëcka mëndodh nëse ai vetëvritet”, thotë ajo.

Sipas saj ishte 15 janar kur ajo e kishte bërë edhe abortin në Prishtinë në ordinancën e FehmiAhmetit.

“Absolute asnjë dokument nuk e kam nënshkruar. Nuk më ka pyetur a e ke letërnjoftim, vetëm emrin mbiemrin edhe datën e lindjes”, thotë ajo.