Video

Rrëfimi i ushtarit të UÇK-së që u bë i famshëm me kërcimin “breakdance” në kohë lufte

Një video e kohës së luftës ku shihet ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sedat Parduzi, duke kërcyer “breakdance” është bërë virale në rrjetet sociale.

Parduzi e ka rrëfyer ngjarjen e asaj nate, ku tha se vallëzimi nuk ishte spontan, e ku tregoi se për t’u ruajtur nga ushtria serbe është dashur që dritaren ta mbulonin me batanije.

“Vallëzimi nuk ka qenë spontan, në video shihet dritarja e mbuluar me batanije. Serbët nuk kanë qenë fort larg nga aty”.

“E ndezëm gjeneratorin, muzikën dhe filluam. Bekimi ka qenë i plagosur në këtë kohë. Këtu kemi qenë shumë ushtarë, ishim duke vallëzuar të gjithë, por në fund mbeta pak vet”, tha ai, njofton Klankosova

BONUS VIDEO| Haradinaj për Qeverinë Kurti: Më e korruptuara që ka pas ndonjëherë Kosova