Autoritetet e Maqedonisë së Veriut e kanë liruar nga paraburgimi ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morinën. Ai po mbahej me fletë-arrest të lëshuar nga Serbia, nën dyshimin që dy dekada më parë ka kryer krime lufte.

Megjithëse Morina është kthyer në Kosovë, pasaporta e tij po vazhdon të mbahet në Gjykatën e Maqedonisë së Veriut. Për këtë, ndalimin e tij e edhe emrin e tij në listën e veteranëve të rrejshëm, Tomor Morina jep detaje në një intervistë për KosovaPress.

Më shumë se dy dekada më parë, si një djalë i ri, bashkë me disa shokë që sot janë dëshmorë, iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tomor Morina shërbeu në Zonën e Dukagjinit dhe mori pjesë në shumë beteja, por e fundit për të ishte Beteja e njohur e Koshares.

Pas luftës ai migroi në Mbretërinë e Bashkuar ku edhe ndërtoi jetën e tij familjare, duke u bërë shtetas atje.

Megjithatë vizitonte Kosovën, e hera e tij e fundit këtu nuk ishte e zakonshme.

Derisa po shkonte në kryeqytetin e shtetit fqinj, ai u ndalua nga autoritet e Maqedonisë së Veriut, të cilat zbatuan një fletë-arrest të lëshuar nga Interpol, me kërkesë të Serbisë.

Morina shpjegon në detaje rastin se si u ndalua atje.

“Nuk e di pse jam në listë të veteranëve të rrejshëm, por për fryrjen e listave, nuk është në rregull. Nëse nuk ke qenë në luftë nuk ke qenë, ose nëse ke qenë në luftë një ditë ose një javë, ke qenë në luftë, sepse në luftë kur shkon vritesh për një orë ose minutë. Por, fryrje të listave ka, ajo është e dëmshme për vet luftëtarët, për shkak se kur fryhet lista, edhe të ardhurat për ata që janë në gjendje të keqe sociale. Ju e dini pas luftës ka pasur shumë vetëvrasje të ushtarëve të UÇK-së, ato kanë ndodhë për shkak se ata nuk janë kyçur nëpër parti politike, nuk kanë pasur rrugëdalje, kanë jetuar në mënyrë të keqe, kanë qenë të anashkaluar, prej të gjitha qeverive. Është dashur më bë më shumë për veteranët e luftës, me zbutë varfërinë”, thotë ai.

Tomor Morina, i cili ditë më parë u lirua nga paraburgimi në Maqedoninë e Veriut, ku u mbajt për 20 ditë, thotë se duke e ditur që është i pafajshëm, e ka pasur parasysh që do të lirohet, meqë sipas tij aktakuzat nuk kanë bazë.

Morina thotë se Maqedonia e Veriut nuk duhet të lëshojë fletë-arreste serbe kundër luftëtarëve të Kosovës, sepse lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.

Ai thotë se Serbia është fajtore dhe se ata nuk do të lënë të qetë asnjëherë kombin shqiptar.

loading…