Rrëfimi i tmerrshëm i ish-ushtarit serb: Kemi shtruar asfalt me eshtrat e shqiptarëve që i kemi vrarë

Lufta e Kosovës, la mbi 13 mijë të persona të vrarë si dhe u shënuan shumë dëme materiale nga ushtria paramilitare dhe militare serbe. E për këto krime lufte kurrë nuk u dënua asnjë serb.

Për vrasjet e shqiptarëve kanë kryer analiza edhe patologët e huaj, të cilët kanë treguar për vrasjet e serbëve ndaj shqiptarëve, të kryera në disa masakra të Kosovës, por asnjëherë s’është raportuar kaq detajisht si në rrëfimin më poshtë, ku ushtari serb, rrëfen për metodat e vrasjes së shqiptarëve me urdhra të eprorëve të tyre.

Ai flet për mizoritë e tyre të kryera ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë.

Rrëfimin e nisë me informacionin se ekziston një varr masiv në Novi Pazar, ku thotë se aty janë varrosur 20 deri në 30 persona.

Ai thotë që këto nuk do të mund të zbulohen kurrë, sepse me eshtrat e tyre janë shtruar rrugët.

“I kanë vendosur njerëzit aty në acid dhe vetëm eshtrat u kanë mbetur. Këto eshtra i kanë thy me gurë dhe i kanë bërë material për me shtru rrugë. Këtë kurrë askush nuk e ka thënë”, deklaron ish-ushtari serb.