Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot gjatë mesditës në kryeqytet.

Hasan Krasniqi, 61 vjeç ka qëlluar për vdekje gruan dhe nusen e djalit të tij për vdekje, dhe më pastaj edhe veten.

Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se familja Hasani kishte probleme ndërmjet vete.

Të afërmit që nuk kanë dashur të identifikohen ia kanë rrëfyer problemin që kishte familja.

“Para një 1 viti Hasani e ka rreh gruan e tij, nënën e hendbollistit. Hendbollisti (emër i njohur për redaksinë) i ka thënë më pas babait se nëse edhe një herë ndodh rrahja, ai me gruan dhe vajzën e tij do të del nga shtëpia. Baba i ka premtuar që më nuk do të ndodh asnjë problem edhe pasurinë ia ka qit në emër të djalit me premtimin që më nuk do të ndodh asgjë”, kanë thënë burimet e Ballkani.info.

Portali merr vesh se djali i Hasan Krasniqit është hendbollist i Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërkaq, rastin e kanë në Policinë e Kosovës.

“Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për një vdekje të dyshimtë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona”, ka bërë të ditur Policia.

“Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë. /Ballkani.info/