Rrëfimi i profesorit kosovar: Ja se si paramilitarët e Arkanit, plaçkitën dhe rrahën njerëzit në Prishtinë

Profesori universitar, Fadil Maloku në rrjetin e tij social Facebook, ka shpërndarë një shkrim të vitit 1999, ku përshkruhen plaçkitjet dhe rrahjet e shqiptarëve nga paramilitarët e Arkanit.

Ndër të tjera, profesori tregon në pika të shkurtra plaçkitjet “normale” serike dhe ta planifikuar mirë nga regjisorët apokaliptikë të Millosheviqit!

“Dhëndri, me të kuptuar se bandat e “Arkanit” kanë arritur në qytet, më sugjeron edhe mua që disi së bashku të vendosim dhe të ikim këtej! I them, se duhet pritur, ngase e tërë kjo do të mund të jetë ndonjë lojë e ndytë dhe me paramendim e “sigurimit shtetëror” serb, për tē na larguar nga Kosova.

Në këso situate, të territ të tërësishëm informativ, ku për të lajmëruar edhe komshiun e matanë rrugës për diç duhet kaluar këmbë, “thashethënat” kanë funksionin e krijimit të tensionimit ndëretnik, pasigurisë, frikës dhe në fund edhe ikjes nga vatrat tona”, rrëfen Maloku.

Postimi i plotë

Alarmuese; Paramilitarët e Arkanit, po plaçkisin po rrahin njerëz dhe po fusin lemeri nē Prishtinë!

29 mars, 1999

​Meqë neve telefoni së na punon që nga mëngjesi, përpiqem nga ai i Shefkiut (komshisë së parë) të kuptojë se çfarë ka ndodhur në qytet. Ngaqë, flitet s kanë filluar thyrjet dhe djegjëjet masovike të dyqaneve dhe shtëpiave (!) shqiptare. Pasi që foli me Bahrinë (motrën) e cila banon mbi restorant “Dora”, kuptoj se edhe ajo është tejet e shqetësuar për tërë atë që po ndodhë poshtë në rrugën kryesore të qytetit (pjesa e Kino “Rinisë”). Mundohem ta pajtojë me spejgimet e mia disi më të qeta dhe më racionale, për gjëja një valë të plaçkitjeve “normale” (serike dhe ta planifikuar mirë nga regjisorët apokaliptikë të Millosheviqit!) që nuk e kanë gjatë. Ajo, me një shqetësim abnormal, që për bindjen time nuk isha mësuar ta shoh në sytë e sajë, vazhdon të më spjegojë me një gjysëm zëri, për gjoja pregaditjet edhe për shpërngulje të tërë familjes së sajë!?

​ Ishte ky një “shok” tjetër për të cilin edhepse them se jemi në qendër të qytetit, nuk kisha kurrfar njohtimi. E lus që bisedën ta ndërprejmë, dhe të vijë ajo me vajzën tek unë në shtëpi. Pas një gjysëm ore atë e vrejë me një emocion e disponim pakës si të rezervuar dhe të dyshimtë! Që në hyrje, e qortojë butësisht për tërë këtë alarmim histerik që kishte ushtruar në prezencëtë fëmijëve. Më spjegon më vonë detajisht se ishte fjala për një dezinformatë nga disa (sigurisht) individë të porositur që të përhapin “informata” të kësisojta.

​Dhëndrri, me të kuptuar se bandat e “Arkanit” kanë arritur në qytet, më sygjeron edhe mua që disi së bashku të vendosim dhe të ikim këtej! I them, se duhet pritur, ngase e tërë kjo do të mund të jetë ndonjë lojë e ndytë dhe me paramendim e “sigurimit shtetëror” serb, për tē na larguar nga Kosova.

Në këso situate, të territ të tërësishëm informativ, ku për të lajmëruar edhe komshiun e mbatanë rrugës për diç duhet kaluar këmbë, “thashethënat” kanë funksionin e krijimit të tensionimit ndëretnik, pasigurisë, frigës dhe në fund edhe ikjes nga vatrat tona.

​Shqetësimi dhe friga e tyre, e arrinë kulmin kur përmes komshiut të tyre “kuptojnë”, largimin e pa gjurmë të familjeve të tëra shqiptare nga blloku ku ata banonin!

​Ditët e ardhëshme, me siguri do të jenë vendimtare për “(mos)qëndrimin” e tyre te mëtejmë në Prishtinë. Nuk do të kisha dëshiruar që të gabojë, në këtë gjykim për të cilin nuk jam i sigurt as për vetën dhe familjen time që nuk do të provojë “situata” të tilla tmerruese! Të presim dhe të shohim, se çfarë po ndodhë më tej?! Tekefundit, përkujtimi në përvojën e krimeve dhe vrasjeve masovike në Bosnjë, më shqetëson aq shumë, sa që as gjumi nuk më merrë më fare…