Rrëfimi i Nexhmije Kllokoqit mbi krimet e Oliver Ivanoviq në Kosovë

Aktivistja e të drejtave të njeriut, Nexhmije Kllokoqi, vite më parë ka rrëfyer disa nga krimet e Oliver Ivanoviq mbi shqiptarët në Kosovë.

Kllokoqi atëherë reportere e luftës, ka treguar video autentike se si Ivanoviq nuk e ka lejuar pas çlirimit të kalojë në pjesën veriore për te takuar familjen e saj.

Ajo tutje ka treguar se Ivanoviq ka qenë themelues i “Rojeve të Urës.

“Pasi mua më kishin humbur të gjitha lidhjet me familjarët e mi dhe unë doja të kthehesha në shtëpi me 16 qershor të vitit 1999. Pasi kam kaluar Urëne Ibrit për të hyrë në Veri të Mitrovicës jemi ndaluar nga Oliver Ivanoviq dhe disa persona të tjerë dhe nuk jemi lejuar të vazhdojmë më tutje. Unë nuk e kisha imagjinu se pas çlirimit nuk mundemi me shku në shtëpitë tona, kjo ishte diçka për mua shumë abstrakte dhe e pashpjegueshme. Ka pasë shumë tentativa për arrestimin e Oliver Ivanoviq, mirëpo nuk kishte askush ndonjë dëshmi dhe argument. Një ditë me thirr një person në telefon dhe më thotë kam dëgju se e ke një xhirim, a mundet të takohemi dhe kete xhirim ta dorëzojmë në Eulex. Jemi taku e kemi shkëput pjesën prej xhirimeve të mija dhe në bazë të këtij xhirimi pas dy ditësh është arrestuar Oliver Ivanoviq”, ka deklaruar Kllokoqi.

“Ne kemi pas kacafytje me ta sepse kanë tentu me dhunë me na zbrit nga makina por nuk kemi pranu dhe kemi thanë “Kush jeni ju që doni me na ndalu me shku në shtëpitë tona, ne nuk duam të shkojmë në Beograd por në shtëpitë tona”.  Gjithnjë ka qenë tendenca se ju jeni shqiptarë dhe nuk keni të drejtë të shkoni në shtëpitë tuaja. Kam tentu edhe disa herë të tjera por nuk kemi mund me shku, atëherë kam tentu me KFOR për me i gjet familjen time. Para nesh nuk ka pas tentativa dikush me dal në pjesën veriore sepse e gjithë popullata e pjesës veriore kanë qenë të shpërngulur me një strategji të sofistikuar të regjimit të Millosheviqit. Së pari kanë dëbu pjesën e shqiptarëve gjatë luftës dhe mandej ka mbetur kjo pjesë e zbrazët. Roli i Ivanoviqit ka qenë frikësimi i shqiptarëve në pjesën veriore, dëbimi i tyre në forma të ndryshme, ka shumë qytetarë të zhdukur pas ardhjes së KFOR-it francez, i cili ka ardhe me shumë vonese, pra gjashtë dite pas shteteve të tjera. Kjo u pas se është një strategji për ndarjen e qytetit në dysh dhe spastrimi etnik, dëbimi  dhe frikësimi i qytetarëve në forma të ndryshme. Oliver Ivanoviq ka qenë themelues i rojeve të urës” ka thënë ndër të tjera  Kllokoqi.