Strellc

Rrëfimi i nënës së Donjeta Pajazitit për vrasjen e vajzës së saj

Nëna e Donjeta Pajazitit, Lumnije Pajaziti është rrëfyer në një intervistë për InDoks, rreth vrasjes së vajzës së që ka qenë viktimë e dhunës në familje.

Lumnije Pajaziti ka thënë se vajzën e saj e kishin gjetur të vrarë në bjeshkët e Strellcit.

“Donjeta nuk është lajmërua në punë hiq edhe e kemi thirr në telefon e ka cingrat telefoni por nuk është përgjigj, 3 here i ka bërë telefoni , dikur është ndërpre telefoni i saj, atëherë u merakosem se çfarë ka ndodhë më të, pastaj e ka marrë burri një makinë ka shkuar në vend të punës në “Liridon” ka punuar, ka shkuar ka pyetur, kanë treguar se Donjeta nuk është ardhur, pastaj menjëherë e kemi lajmëruar në polici. Mas 6 jave është gjetur e vrarë në bjeshkën e Strellcit”, ka rrëfyer Lumnije Pajaziti.

“Shteti që vret gra” është ky një hetim mbi dhunën ndaj grave. Mbi dështimin e drejtësisë kosovare për të dhënë drejtësi për rastet e grave. Mbi implikimin e institucioneve në këtë krim.

Për këtë dokumentar flasin familjarë të viktimave. Flasin mbrojtës të tyre. Njerëz të shoqërisë civile. Dhe njerëz që mbajtën postet më të larta në Republikën e Kosovës. Flasin për dhunën e një kombi patriarkal. Për shtetin që vret gra.

Dokumentari i parë nis me historinë e trishtueshme të Donjeta Pajzitajt, një grua e vrarë në malet e Pejës për të cilën aktualisht shteti kosovarë nuk e ka asnjë person në burg për të, dhe trajton në detaje edhe rastet e grave të tjera që u vranë nga burrat e tyre dhe që drejtësia vendore dështoi ti parandalonte kur e pati seancën, dështoi edhe ti dënonte kur e kryen krimin.