Rrëfimi i mësimdhënësve që mësojnë fëmijët në burgun e Lipjanit

Qendra Korrektuese e Lipjanit po iu ofron të miturve vazhdimin e shkollimit por jo në drejtimet që ishin paraprakisht. Klasat janë të kombinuara në mungesë të arsimtarëve. T7 sjell rrëfimin e mësimdhënësve që i mësojnë fëmijët që janë në vuajtje burgut.

Përtej grilave, që mbulojnë dritaret e Qendrës Korrektuese në Lipjan, të miturit po mbajnë mësimin.

Por për dallim nga nxënësit e tjerë, ata s’i kanë fletoret me vete.

Ato po ua shpërndan profesori i lëndës.