Rrëfimi i ish-zëvendësministres që po lufton me koronavirusin: Kam dhimbje të forta në të gjithë trupin

Ish-zëvendësministrja Rejhan Vuniqi përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se është infektuar me COVID 19.

Vuniqi në Facebook ka shkruar se po ndien dhimbje të forta në të gjithë trupin.

Ajo ka porositur qytetarët që të mbajnë maskat tërë kohën.

“Unë vetëm deshta të përqoj një mesazh tek të gjithë ju që ende nuk jeni prekur nga ky virus dhe keni fatin të jeni të shëndoshë. Përveq, që kurrë mos i largoni maskat nga fytura kur të jeni jashtë, dezinfektoni duart sa herë që të keni kontakt me dikë dhe më e rëndësishmja, rrini sa më shumë në distancë me njerëzit që i takoni. Njerëzit asimptomatik dhe ata që hezitojnë të bëjnë testin edhe pse kanë simptoma, janë rreziku më i madh. Prandaj distanca fizike është shumë me rëndësi.

Në momentin që keni qoftë simptomën më të lehtë, bëjeni testin dhe nëse jeni pozitiv, izolohuni sepse vetëm në këtë mënyrë e izoloni edhe virusin dhe nuk e bartni tek të tjerët”, ka shkruar ajo.