QKUK

Rrëfimi i bashkëshortit të pacientes e cila vdiq dy ditë pasi lindi në QKUK

Fotografinë e gruas e mban në duar në mënyrë që të kujtoj gjithmonë. Hysni Ademi nga fshati Begaj i Vushtrrisë do vazhdoj t’i rrisë katër djemtë e tij pa ngrohtësinë e së ëmës.
Pas një komplikimi që kishte pas lindjes gruaja e tij Zyrafete Ademi, humbi jetën.

E për Ademin fajtor janë mjekët të cilët kishin bërë procesin e anestezionit dy herë në trupin gruas.

Bile ai përmend edhe emra se kush e kishte trajtuar gruan e tij.

Por, vet mjeku i apostrofuar mohon se kishte faj në këtë rast.

Ai arsyetohet edhe për mos intervenimin e shpejtë, për të cilën gjë ka dyshime familja.

E anesteziologu tregon se pse vendosën të vazhdojnë me operacion.

Ky tregon se pse i dhanë pacientes dy doza të anestezionit.

Për këtë çështje janë në dijeni edhe Prokuroria e Shteti.

Njazi Rexha, tha se duhet të pritet raporti i obduksionit për të vendosur se a ka bazë për të nisur hetime.

Pavarësisht kësaj, Hysni Ademi tani të birin e porsalindur e ka dërguar për përkujdesje te motra e tij.

Zyrafet Ademi, që vdiq pas operacionit të lindjes ka lënë pas vetës 4 djem.