Rrëfimi emocional i Adelina Ismailit: Pas luftës më kërcënonin pse e doja Rugovën

Këngëtarja Adelina Ismaili, e cila që nga vitet e 90-ta e ka përkrahur publikisht Presidentin Ibrahim Rugova, ka rrëfyer në emisionin Pressing pasojat që ajo i ka pasur nga identifikimi me liderin e atëhershëm.

Adelina thotë se është kërcënuar shumë herë pas luftës për shkak të bindjeve të saj politike dhe përkrahjes së madhe që ajo ia jepte Rugovës.

“Ka pasur tendenca me ma rrotullu veturën. Kam marrë shumë herë letra anonime. Thirrje ku më kërcënonin”, ka thënë Adelina.

“Në fillim vinin disa njerëz që smund t’i identifikoje. Ta lëshojke ndonjë fjalë, ndonjë letër dhe më nuk i shihshe asnjëherë”, ka treguar këngëtarja.

Adelina thotë se çmonte jashtëzakonisht kontributin e Rugovës, por thotë se këtë përkrahje ia sillte ideali i saj.

“Është ditur prej fillimit që Ibra ka qenë i djathtë, unë jam e djathtë”, ka treguar Adelina, duke thënë se paraardhësit i janë vrarë nga komunizmi dhe e majta.

loading…