Rrëfim pas fitores: Përparim Rama tregon momentin kur u bë shumë nervoz me Arben Vitinë (Video)

Kryetari i sapozgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama, një ditë pasi e fitoi balotazhin për zgjedhjet lokale të vitit 2021, ka folur ekskluzivisht për Syri TV.

Rama, ka shpalosur momentet e para pas lajmit se ai është i zgjedhuri i prishtinasve, derisa ka zbuluar edhe disa momente gjatë fushata zgjedhore.

I pari i Prishtinës, në një moment ka zbuluar edhe rastin e vetëm kur kryekandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, e bëri shumë nervoz.

Ai duke folur për debatin e realizuar pak ditë para zgjedhjeve, deklaroi se momenti kur ai u bë nervoz ishin fjalët e kundërkandidatit Vitia se në rast se ai do zgjidhej kryetar, nuk do mbështej nga qeveria.

“Dikush të më thojë mua apo qytetarit të Prishtinës, që nëse ju nuk i takoni kësaj ose asaj partie ne nuk do të iu mbështesim, kjo ishte e papranushme” tha Rama mes tjerash.

Videon mund ta ndiqni nga minuta  07:30