Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, i emëruar të enjten nga Avdullah Hoti kishte kërcënuar me armë Bujar Xhakaliun natën 25 dhjetorit te vitit 2018, Xhakaliu ka folur për kërcënimin qe ish-doganieri, tash i emëruar zëvendësministër i Agim Veliut.
Gazeta Metro mëson se Yildiary Bayram, gjatë punës së tij si zyrtar i Doganës se Kosovës kishte kërcënuar me armë zjarri punëtorin Bujar Xhakaliun, në parkingun prapa Pallatit të Rinisë natën e 25 dhjetorit te vitit 2018, kur Dogana kishte organizuar ndejën e fundvitit për punëtorë.
Xhakaliu po thotë se natën 25 dhjetorit vitit 2018, Bayram kishte shkuar në parkingun prapa Pallatit të Rinisë, ndërsa kishte kuptuar se Bayram që ishte zyrtar doganor, kishte qenë në gjendje të dehur dhe kishte filluar të fjalosej me biletëshitësin e parkingut, të cili i kishte thënë që t’ia largoj veturat për ta parkuar veturën e tij, më pas sipas tij, Bayram e kishte nxjerre revolen dhe e kishte raportua në drejtim të tij.
Ndërsa, thotë se ka shpëtuar falë kolegëve të tij që kishin qenë me të në veturë të cilët kishin vepruar menjëherë duke ia tërhequr revolen nga dora, Yildiary Bayram ish-zyrtarit të doganave, i emëruar zëvendësministër i Agim Velut.
I kërcënuar drejtpërsëdrejti me armë zjarri nga Bayram, ai tregon se si i ishte kërkuar që përmes të hollave të ofruar nga Yildiray Bayram dhe nga prokurorja e rastit, në mënyrë që rasti të mbyllej.
Sipas Xhakaliui, Bayram kishte kërkuar që ai të hiqte dorë nga dëshmia duke dërguar të ai persona të ndryshëm për tu tërhequr.
Ai tutje thotë se i kishin ofruar edhe të holla që rasti të mbyllej, por i kërcënuari me armë, Bujar Xhakaliu kishte insistuat që drejtësia të shkoj deri në fund. Ndërsa i sapo meruari zëvendësministër në Qeverinë Hoti, Bayram, kishte filluar ta ndiqte Xhakaliun.
“Ka fillu të me ndiqte, pastaj e kam thirre policin i kam thane qe te veprojne ose une e kryj punen me kanun”, ka thënë Xhakali.
Xhakali thotë se krejt rastësisht kishte lexuar se personi në fjalë, që para disa muajve sa nuk e kishte vrarë, e që pastaj ishte suspenduar nga puna për këtë veprim, është bërë zëvendësministër i MPB’së, ministri kjo shumë e rëndësishme ne Qeverinë e Kosovës.
Tutje Xhakaliu ka thënë se nëse drejtësia nuk e kryen punën e vet, atëherë le t’i kryejm punët me kanun.
Ish-zyrtari i Doganave të Kosovës Bayrami, tash i emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme nga Hoti, kishte qenë në gjendje të dehur kur kishte kanosur me armë punëtorin e parkingut prapa Patllatit të Rinisë në dhjetorin e vitit 2018.
Ndërsa, atë natë njësitë policore të stacionit Qendra e kishin shoqëruar të dyshuarin në stacion. Atij i ishte konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer kanosja.
Derisa Bayram ishte suspenduar menjëherë nga pozita e tij në Doganat e Kosovës, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganave të Republikës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Zyrtari Ylldiry Bayram është i suspenduar me vendimin e datës 27.12.2018 ( vendimi nr.protokoli 01/560/2018) pasi qe ndaj zyrtarit ka filluar procedura penale nga Policia e Kosovës, për veprën penale “Kanosje dhe ngasje nën ndikim te alkoolit”. Lidhur me procedurën penale përkatësisht epilogun e këtij rasti deri me tani Dogana e Kosovës nuk ka pranuar ndonjë informate zyrtare nga Gjykata Themelore Prishtine. Ndërsa lidhur me shkeljen e Kodit të Kodit të Mirësjelljes përkatësisht shkeljen ( nga pika 16 e Aneksit 1 kategoria 2 te UA 16/2016 Për Procedurë Disiplinorë ) Manipulim i pakujdesshëm me mjete mbrojtëse apo armë, qe nuk është me pajtueshmëri me procedurat, me rrezik për dëmtim trupor te vetes apo të tjerëve, Dogana e Kosovës ka kryer procedurën disiplinore, me ç’rast Komisioni Disiplinor me vendimin me nr. prot 06/15568 datë 06.11.2019 konform nenit 5, paragrafi b, e Udhëzimit Administrativ për Procedure Disiplinore nr. 16/2015, ndaj zyrtarit në fjalë ka shqiptuar masën disiplinore : · “degradim nga pozita OD 2 , në pozitën OD1 duke përfshirë edhe transferim në një pozite tjetër dhe pa të drejte ri-konkurrimi për avancim në kohëzgjatje prej dy (2) viteve “, Vendim ky i ratifikuar me vendimin me nr. prot. 1302/1 19.12.2019. me datë 19.06.2020 zyrtari Yldiray Bayram ka bëre kërkese për Pezullimin e përkohshëm të të drejtave dhe detyrave nga marrëdhënia së punës, bazuar në nenin 41 pika 1.2 e Ligjit të Punës 03/L-212 , me rastin e emërimit si Zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme, kërkese kjo e cila nuk është shqyrtuar ende nga Drejtori i Përgjithshëm .”tha ai Stavileci
Ndërsa deshmitari i rastit, Nysret Azemi, i kontaktuar nga Gazeta Metro, ai ka thënë se nuk është fare në dijeni se çfarë ka ndodhur me rastin.
Ndërsa ende nuk dihet se cili është verdikti i kësaj ngjarje që mund të kishte përfundim tragjik.








