Rrëfehet polici që dhuroi gjak 126 herë

Përparim Gosalci u bënë thirrje gjithë qytetarëve që të mos hezitojnë të dhurojnë gjak.

Nga misioni në mision.

Përparim Gosalci i cili është pjesëtar i Policisë së Kosovës me të përfunduar punën erdhi për të shërbyer në një formë tjetër.

Dhënia e gjakut për të tashmë është rutinë, e Qendra e Transfuzionit të Gjakut i është kthyer në shtëpi.

Kjo pasi që shënon herën e 126 të dhurimit të lëngut më të rëndësishëm në trup.

Procedurat për të tashmë janë të njohura.

Ai kësaj radhe vendosi që të jep trombocite për të gjithë ata që kanë nevojë.

Kjo formë e dhurimit është me e komplikuar sesa ajo e zakonshme.

Edhe mjekja e cila është gjithmonë aty për të kontrolluar gjendjen e tij tregon se si funksionon kjo metodë. Ky proces zgjatë për më shumë së 40 minuta e Përparimit në mënyrë të vazhdueshme i kontrollohet gjendja.

E se Gosalci është një dhurues i rregullt tregon edhe doktoresha Albana Bislimi-Krasniqi.

Ajo tutje ka treguar të mirat e dhurimit të gjakut.

Më të përfunduar procesi Përparim Gosalci pohon se gjendja emocionale e tij është shumë e mirë madje ka një mesazh për gjithë qytetarët.

Ky i fundit thekson edhe më tutje motivimin që merr nga kjo qendër e transfuzionit.

Nga kjo qendër thonë se numri i të interesuarve për të dhënë gjak është më i madh.