Rrëfehet Edi Rama: Majko nuk më donte për kryetar, më tha hiq çorapet e kuqe dhe martohu

Gjatë takimit me socialistët e njësisë nr.5 në Tiranë, kryeministri Edi Rama rrëfeu dhe një histori me deputetin e zonës Pandeli Majko gjatë kohës kur ai kandidonte për kryetar të socialistëve.

Rama tregoi se në Majko nuk e donte si kryetar partie, por kur ishte zgjedhur i kishte kërkuar që të hiqte çorapet e kuqe dhe të martohej. Kërkesa që sipas Ramës u plotësuan.