Moti

Rrebeshe shiu dhe bubullima, parashikimi i motit për 5 ditë

Mot më i nxehtë por i paqëndrueshëm gjatë javës në vijim. Orëve të pasdites priten edhe rrebeshe me bubullima.

19.06.2022 – Megjithëse në parashikimet e javës së shkuar pritej, që java vijuese të përshkohet me mot shumë të nxehtë, në ditët e fundit, kjo tendencë ndryshoj.

Do të mbajë mot më i nxehtë, por jo edhe i qëndrueshëm. Orëve të para të ditës paraqitet mot kryesisht me diell, mirëpo orëve të pasdites, sidomos nga dita e martë deri të enjten, do të ketë edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima. Të martën mund të jenë më të izoluara, derisa ditën e mërkurë dhe enjte, edhe mund të karakterizohen si stuhi kalimtare, që mund të japin më shumë shi apo edhe hove më të fuqishme ere.

Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites në kushte të motit me më shumë kthjellime e diell, pritet të ketë rritje të ozonit sipërfaqësor.
Indeksi i rrezeve ultraviolete vazhdon me vlera shumë të larta edhe përgjatë kësaj jave, prandaj edhe rekomandohet që t’i shmangemi ekspozimit më të gjatë në diell orëve të mesditës.

20.06 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

21.06 – Kryesisht me diell. Pasdite vende-vende priten zhvillime të rrebesheve afatshkurta me bubullima.

22.06 – Nxehtë e pjesërisht vranët. Pasdite priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

23.06 – Pjesërisht vranët, me zhvillime të rrebesheve me bubullima.

24.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

Temperaturat në rritje. Minimalet luhaten ndërmjet 12C e 17C, e maksimalet nga 27C deri në 30C, e lokalisht edhe 32C e 33C.

Do të fryjë erë nga perëndimi e veriu dhe verilindja e lehtë dhe mesatare 4-10m/s, e të martën mesatarisht e fuqishme deri në 14m/s.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta me tendencë të rënies në fillim të javës.