Rrahu të dashurin dhe e përzuri nga shtëpia, aktorja e njohur përfundon në psikiatri

Heather Locklear ka përfunduar në psikiatri

DailyMail sipas një burimi bën të ditur se aktorja e njohur amerikane Heather Locklear ka përfunduar në psikiatri pasi rrahu dhe më pas e përzuri nga shtëpia të dashurin e saj.

57-vjeçarja është futur në psikiatri dhe aty do të qëndrojë për 14 ditë për të kryer intervenimet e nevojshme.

Ky lajm erdhi disa muaj pasi aktorja u arrestua për disa incidente me alkool dhe dhunë fizike.