Rrahu nënën e tij dhe e mbajti të mbyllur, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili një ditë më parë e kishte rrahur nënën e tij dhe e kishte mbajtur të mbyllur në banesë në Fushë Kosovë, transmeton Ballkani.info.

“Me datën 30.06.2019 është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili një ditë më parë e kishte sulmuar fizikisht dhe kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër K/Shqiptare, ku të njëjtën e kishte mbajtur të mbyllur në banesë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Ballkani.info/