Rrahu kunatën e tij, Policia arreston personin e dyshuar në Istog

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Istog, pasi që i njëjti kishte goditur me grusht kunatën e tij.

Rasti ka ndodhur më datën 16 gusht, rreth orës 14:14.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht viktimën femër kosovare -kunatën e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.