Rrahu gruan, e bëri për spital, arrestohet burri nga Ferizaj

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:00 ka pranuar një informacion, se në rr. “Vezir Jashari” në Ferizaj  është një rast i dhunës në familje .

Në lidhje me këtë, policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet N.E (M/K) i moshës 50 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, me inicialet L.N ( F/K) e moshës 44 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore. Për këtë e njëjta ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve- Sektori i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.