Rrahu gruan dhe motrën e saj, vushtrriasi lirohet në procedurë të rregullt

Një burrë në Vushtrri ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe motrës së gruas së tij.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE/Vushtrri 29.08.2022 – 00:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunën ndaj bashkëshortes dhe motrës së bashkëshortes dy viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti në procedurë të rregullt.