Rrahu gruan, burri nga Mitrovica bëhet për spital nga miku i tij

Një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj në Mitrovicën e Veriut.

Gjatë këtij sulmi ka ndërhyrë edhe vëllai i viktimës i cili ka sulmuar ish-burrin e saj.

Kështu si pasojë e lëndimeve të marra ai është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicën.

“Mitrovica e Veriut 07.01. 2021 – 4:35. Ankuesja femër kosovare ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj. Gjatë sulmit ka ndërhyrë vëllai i viktimës, i cili fizikisht ka sulmuar ish burrin e saj të cilit i ka shkaktuar lëndime të dukshme trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës. Ankuesja ka refuzuar që të pranoj ndihmë mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari shkon në mbajtje për 48 orë“, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.