Koalicioni për Familjen e ka quajtur të bazë dhe të pa argumentuar gjobën nga PZAP që ka marrë të mërkurën për deklarimet kundër komunitetit LGBTI+.

I pari i kësaj liste, Eman Rrahmani ka thënë se përveç se ky veprim është pa asnjë bazë, është edhe shkelje e të drejtave të angazhimit politik, ku sipas tij, cenon demokracinë dhe angazhimin e secilit që orientohet në kauza.