Rrahmani: Sivasspori ka kualitet, por shpresojë në rezultat pozitiv

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja dhe sulmuesi Albion Rrahmani po flasin në një konferencë për media në Turqi para takimit me Sivassporin në Ligën e Konferencës.

Albion Rrahmani, sulmuesi i suharekasve ka vlerësuar Sivassporin duke thënë se ai shpreson në rezultat pozitiv.

“Është kënaqësi të bëjmë gara në këtë kompeticion. Jemi në rrethin e tretë të grupeve dhe shpresoj që nesër të marrim rezultat pozitiv. Sivasspori ka kualitet dhe shpresojmë të paraqitemi mirë dhe pse jo të mos marrim rezultat pozitiv”, tha Rrahmani në konferencë për media.

Sivasspor – Ballkani luhet të enjten me fillim nga ora 18:45 në Turqi.

Dy ekipet bëjnë gara në Grupin G në Ligën e Konferencës.