Kodi Civil

Rrahmani për Kodin Civil: Kurrë s’është diskutu në VV, përmbajtjen e pamë veç kur erdhën prej qeverisë

Eman Rrahmani, një nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje i njohur për qëndrime konzervatore ka thënë se sa i përket projektligjeve për Fertilizimn, Kodin Civil dhe atë të Gjendjes Civile, ato në asnjë organ të partisë nuk janë diskutuar paraprakisht; dhe se përmbajtjet e tyre i kanë kuptuar vetëm pasi janë sjellur nga Qeveria e Kosovës.

“Fatkeqësisht ligjet apo përmbajtjet e tyre i kemi kuptu pasi janë sjellë prej Qeverisë, të tria ligjet edhe Ferilizimi edhe Gjendja Civile edhe Kodi Civil…në asnjërin prej organeve të Vetëvendosjes as në grupin parlamentar nuk janë diskutu paraprakisht. Masi që kanë ardh, për shkak të problematikave është fillu edhe është diskutu. Mirëpo, para se të vinë nuk është diskutu në asnjanin prej forumeve; as të subjektit e as në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.