Rrahman Paçarizi e nxjerr fitues Përparim Ramën në debatin me Arben Vitinë

Gazetari dhe profesori i njohur, Rrahman Paçarizi është deklaruar lidhur me debatin e sontëm ndërmjet Përparim Ramës dhe Arben Vitisë për të parin e Prishtinës.

“Para disa vitesh kam pase thane qe Kosoven duhet ta udheheqin eksperte kosovare qe jane shkollu dhe jetojne e punojne jashte. Sonte Perparim Rama po me bind se kam pase te drejte. Ne perballjen e sontme ne Klan po e shohim nje plan zhvillimor kundrejt nje plani te ruajtjes se varferise; po shohim kreativitetin kundrejt shpreses ne qeverine qendrore. Po e shohim duelin ndermjet nje profesionisti mendjehapur kundrejt nje aktivisti partiak. D.m.th. Perparim Rama po del qe e ka kunderkandidat Albin Kurtin dhe jo Arben Vitine. Varet nga qytetaret se çka duan”, ka shkruar Paçarizi.

Edhe opinionistë dhe gazetarë të tjerë i kanë dhënë “fitore” Përparim Ramës sonte në krahasim me Arben Vitinë. /Ballkani.info/