Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë dje është njoftuar nga viktima se në fshatin Jabllanicë-Pejë, pas një fjalosje me të dyshuarin e parë, viktima goditet disa herë me grushte dhe i shkaktohen lëndime të dukshme në fytyrë i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes, më pas sulmohet edhe nga i dyshuari i dytë i cili del nga vetura dhe me një pjesë të armës e godet në kokë viktimën duke i shkaktuar lëndime.

Pas një pune intensive, policia njofton për arrestimin e dy të dyshuarve, dhe ne bashkëpunim me prokurorin e shtetit, është bastisur shtëpia e personave tё dyshuar: Q. E. lindur me 1968, dhe E.E., lindur me 1994.

“Tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një (1) armё e ashtuquajtur (sharc), një (1) karikator i armёs AK-47, tridhjetё (30) fishekё të armës AK-47, dy (2) kondak të drurit të armës dhe tri (3) palë dylbi të armës”, njofton policia, transmeton Express.

Të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48-orë.