Rrahje në Sllatinë, lëndohen gjashtë persona

Pasditen e sotme, disa persona janë rrahur mes vete në fshatin Sllatinë.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:30 kemi marrë informatën për një rrahje në fshatin Sllatinë, ku janë lënduar gjashtë persona. Të njejti janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Në fund, ajo ka thënë se me rastin po merren njesitet e stacionit policor të Fushë Kosovës. /Ballkani.info

loading…