Rrahje në rrugën “B” në Prishtinë pas dy aksidenteve trafiku

Një rrahje gjatë ditës së mërkurë ka ndodhur mes disa personave, pasi të njëjtit ishin aksidentuar në rrugën “B”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00, është raportuar për dy aksidente trafiku në rrugën “B” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në njërin nga aksidentet janë përfshirë dy vetura , ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka treguar se dy persona janë shoqëruar për në stacionin policorë,

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar për në stacion dy persona. Lidhur me rastin Policia nis hetimet”, ka shtuar Ahmeti.