Një rrahje ka ndodhur sot në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Klankosova.tv merr vesh se N.B, punëtor i kësaj qendre është sulmuar fizikisht nga disa persona.

Ai është kontaktuar nga Klani, por e ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo nuk është e vërtetë se jam sulmuar fizikisht”, tha ai shkurtimisht për KlanKosova.

Por, se ka pasur një rrahje atje e konfirmon policia e kryeqytetit përmes zëdhënësit Enis Pllana.

Pllana tha se një person ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘Agim Ramdani’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Nga informacionet e para dyshohet që një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Pllana.