perleshje

Rrahje në Qendrën e Paraburgimit në Pejë

Policia njofton për një rrahje të ndodhur dje në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

Dy meshkuj kanë sulmuar një tjetër person të gjinisë mashkullore, i cili më pas ka pranuar trajtim mjekësor.

Rasti është hapur si “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR /Qendra e Paraburgimit Pejë 28.08.2021 – 12:00. Raportohet se, në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, ku dy të dyshuar meshkuj  kosovarë kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njësia përkatëse policore janë marrë me rastin.