Rrahje në Prishtinë, një person i lënduar

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti thotë se policia ka shoqëruar tre persona në stacion.

Në lidhje me këtë rast, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, raporton se: 

“Sot rreth orës 22:20 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” Fehmi Agani” në Prishtinë.Me të marrë informatën policia ka arritur  në vendin e ngjarjes. Informatat e para flasin për një person të lënduar, i cili është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar  3 persona, të cilët ishin të përfshirë në rast”.