Rrahje në Prishtinë, një burrë bëhet për spital

Sot rreth orës 19:30, në lagjen Tophane të Prishtinës është raportuar për një incident ku një person ka përfunduar në QKUK si pasojë e rrahjes.

Lajmin e ka konfirmuar Gazeta Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

Aktualisht, njësitet policore janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë rast.

“Rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën për një rrahje në lagjën Tophane në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë hasur në një person (mashkull) të lënduar. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht njësitet policore të stacionit të Veriut në Prishtinë janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë rast”, ka njoftuar Flora Ahmeti.

loading…