Rrahje në një ndeshje të basketbollit në Prishtinë

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është përfshirë në një rrahje mes disa personave gjatë zhvillimit të një ndjeshje të basketbollit në Prishtinë.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Prishtinë 14.05.2022 – 20:05. Raportohet se gjatë zhvillimit të një ndeshje basketbollistike, disa simpatizantë janë përfshirë në rrahje me ç’rast njëri nga ta, viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.