Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje në një kafeteri në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:50 kemi pranuar informatën per një rrahje në progres në një kafiteri në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë .Njesite nga stacioni policor Jugu kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe për pjesëmarrje në rrahje kane arrestuar 3 persona te dyshuar”, ka thënë Ahmeti.