Graçanicë

​Rrahje në mes vajzave të mitura në Graçanicë

Një vajzë e mitur pas një mosmarrëveshje verbale, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër të mitur, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Uglar të Graçanicës, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Policia thotë se rasti vazhdon në procedurë hetimore.