Rrahje në mes gjashtë personave në Vushtrri, s’kursehet as arma e zjarrit

Një rrahje në mes gjashtë personave ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.

Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth linjës së qarkullimit të mini busëve janë rrahur mes veti gjashtë të dyshuar meshkuj, ku ishte përdorur edhe një kaçavidë si dhe ishte shtënë me armë zjarri.
Në vendngjarje është konfiskuar një revole, një gëzhojë dhe një fishekë.

Njëri nga të përfshirët në këtë rast ka pranuar tretman mjekësor ndërsa pesë të dyshuar të tjerë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.