Një incident ka ndodhur mbrëmë në Lipjan, ku si pasojë e një konflikti fizik tetë persona kanë përfunduar në spital.
Nuk dihet ende arsyeja që ka çuar deri te kjo ngjarje.
Klankosova, bën të ditur se ata janë dërguar në Qendren Emergjente të QKUK-së.
“Tetë persona të lënduar nga Lipjani, si pasojë e një konflikti fizik, janë sjellë në QKUK me lëndime trupore. Njëri prej tyre është pranuar për trajtim në Klinikën e Neurokirurgjisë, ndërsa dy të tjerë janë ende në observim në QKUK, ku pritet t’u përsëriten disa ekzaminime. Të lënduarit e tjerë, pas trajtimit të marrë, janë liruar në përcjellje të policisë”, bën të ditur ky burim brenda Qendres Emergjente, njofton Klankosova.tv.







