Rrahje në Gjilan mes dy burrave

Një rast i dhunës në familje është raportuar të dielën në Gjilan.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona të dyshuar për shkak se ishin rrahur ndërmjet vete.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët pas një mosmarrëveshje ishin përfshirë në rrahje”, ka konfirmuar policia.

Dy dyshuarit për shkak të lëndimeve kanë marrë tretman mjekësor, kurse pas intervistimit me vendim të prokurorit të tre janë dërguar në mbajtje.

Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet.

loading…