Rrahje mes vajzave të shkollës së mesme në Obiliq

Dje në Obiliq njësia policore ka identifikuar dhe ka arrestuar katër femra moshë të mitur.

Të njëjtat kishin sulmuar fizikisht viktimën femër po ashtu moshë e mitur e cila më pas ka pranuar tretman mjekësor, njofton raporti policor.

Të dyshuarat dhe viktima janë nxënëse të shkollës së mesme.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.