Rrahje mes shtatë personave në Prizren, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Shtatë persona janë rrahur mes vete të premten, në orët e hershme të mëngjesit, në Prizren.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se të dyshuarit kishin qenë nën ndikim të alkoolit.

Disa prej tyre si pasojë e rrahjes kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri prej tyre gjendet në kujdes intensiv pasi është goditur me thikë.

“Të dyshuarit kishin qenë nën ndikim të alkoolit dhe të gjithë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.