Rrahje mes nxënësve në Lipjan, policia iu hyn “dajak” dhe i arreston (VIDEO)

Një përleshje mes disa nxënësve ka ndodhur të enjten në Lipjan, si pasojë disa persona janë lënduar.

Në një video që ka siguruar Telegrafi, shihen përleshja e nxënësve mes vete, gjithashtu ndërhyrja e policisë.

Sipas pamjeve të kamerës së sigurisë të një marketi, policia ka ndërhyrë dhunshëm duke tentuar t’i arrestojë personat në fjalë.

Ndërkaq shihet njëri nga ta që tenton t’i rezistojë policisë e që këta të fundit e prangosin dhunshëm.