Pejë

Rrahje mes gjashtë personave në Pejë

Një rrahje mes gjashtë personave ka ndodhur ditën e diel në Pejë.

Policia njofton se katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një pushkë me 27 copë fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjashtë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë ndërguar në mbajtje.

BONUS VIDEO: NJSI e Policisë Kufitare patrullon me barka lundruese në Ujman